Deliu-Kodra: 300 gra janë prekur nga kanceri i gjirit brenda 9 muajve, mungojnë barnat

  • E.K /
  • 19 October 2021 - 11:47
Deliu-Kodra: 300 gra janë prekur nga kanceri i gjirit brenda 9 muajve, mungojnë barnat

Kuvendi i Kosovës po mban seancë pleanare.

Me këtë rast, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka folur për gratë e prekura me kancer.

Ajo ka thënë se brenda 9 muajve 300 gra janë prekur me kancer të gjirit.

Përkundër kësaj, sipas Deliut-Kodrës, Klinika e Onkologjisë ka mungesë të buxhetit për barna.

Ajo ka thënë se është detyrë e Ministrisë së Shëndetësisë t’i përkrahë mjekët e pacientët.

 “Vetëm gjatë 9 muajve 300 femra janë prekur me kancer të gjirit, kurse gjatë tërë vitit Klinikën e Onkologjisë në QKUK e kanë vizituar 2500 deri në 3000 femra”, tha ajo.

Deliu-Kodra u shpreh se drejtori i Onkologjisë i ka shprehur nevojën për një aparat të ri për rrezatim.

Me këtë rast ajo kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë që buxhetin për barna ta ndaj sa ma shpejt.

(Kosova Sot Online)