Tejkaloi në vijë të plotë, i ndalohet vozitja për 3 muaj dhe gjobitet me 150 euro!

  • E.K /
  • 20 October 2021 - 12:58
Tejkaloi në vijë të plotë, i ndalohet vozitja për 3 muaj dhe gjobitet me 150 euro!

Policia e Kosovës vazhdimisht pranon informacione për kundërvajtjet në komunikacion rrugor, këto vijnë përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë”, si dhe në adresat zyrtare të policisë së Kosovës.

Andaj, në bazë të informatave të pranuara policia ndërmerr menjëherë veprimet në bazë të autorizimeve ligjore.

Në bazë të fotografisë së dërguar nga një qytetarë, policia identifikon kundërvajtësin për tejkalim në vijë të plotë dhe i shqipton gjobën në bazë të ligjit të komunikacionit rrugor 05/L-88, neni72,par.2 në vlerë prej 150 euro dhe masën mbrojtëse ndalimi i drejtimit të automjetit në afat prej 3 muaj.
Policia e Kosovës më qëllim të mbarëvajtjes së rregullit në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve e sidomos ato me fatalitet, inkurajon qytetarët të raportojnë raste të tilla në polici.

(Kosova Sot Online)