Qeveria ofron 1 milion dollarë shpërblim për gjetjen e 4 vjeçares së zhdukur

  • A.P /
  • 21 October 2021 - 14:30
Qeveria ofron 1 milion dollarë shpërblim për gjetjen e 4 vjeçares së zhdukur

Qeveria australiane ofron një shpërblim prej një milion dollarësh për këdo që jep informacione të cilat mund të çojnë në gjetjen e Cleo Smith, vogëlushes 4 vjeçare të zhdukur natën e 16 tetorit teksa ndodhej në kamping me familjen e saj, shkruan CNN

Por shpërblimi vlen dhe për këdo që bën të mundur arrestimin e përgjegjësve, pasi policia gjithnjë e më shumë mbështetet tek pista e rrëmbimit. Pushimet në bregun Koral, janë transformuar në një ankth për familjen e 4 vjeçares. Nëna e saj Eli, u zgjua në 6 të mëngjesit të së shtunës, nga vajza më e vogël, dhe vuri re se Cloe nuk ishte më aty.

Gruaja dhe partneri i saj filluan menjëherë kërkimet por nuk mundën ta gjejnë. Më pas njoftuan policinë, e cila nisi kërkimet me helikopterë dhe dronë në zonë. Ajo ka të veshur vetëm një palë tuta rozë me vizatime të verdha dhe blu.

(Kosova Sot Online)