Shqipëria, e para në Europë për vdekjet nga COVID sipas FMN-së, Ilir Meta thirrje Komitetit të Ekspertëve

  • E.K /
  • 22 October 2021 - 13:13
Shqipëria, e para në Europë për vdekjet nga COVID sipas FMN-së, Ilir Meta thirrje Komitetit të Ekspertëve

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar një raport i cili rendit Shqipërinë si të parën në Europë për numrin e vdekjeve nga COVID-19, në raport me popullsinë.

Presidenti i vendit Ilir Meta i cilësoi si alarmante të dhënat e këtij raporti.

Ai tha se renditja në vend të parë duhet marrë seriozisht, pasi vendi ynë ka popullsi me moshë mesatare më të re, krahasuar me vendet e tjera të Europës.

Përmes një statusi në “Facebook”, të publikuar të premten,  Meta i bëri thirrje Komitetit Teknik të Ekspertëve që të rishikojnë planin për menaxhimin e pandemisë, si edhe të jenë më transparentë me qytetarët.

(Kosova Sot Online)