Goditet nga vetura një fëmijë në Vushtrri

  • E.K /
  • 23 October 2021 - 10:03
Goditet nga vetura një fëmijë në Vushtrri

Një fëmijë është goditur nga një veturë në Vushtrri, mesditën e së premtes, përderisa ishte duke kaluar rrugën.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull  kosovar (fëmijë) këmbësor, pasi i njëjti gjersa ishte duke kaluar rrugën është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte një mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

(Kosova Sot Online)