Raporti i Progresit me adresimin e dështimit në sundimin e ligjit në Kosovë, barrë e trashëguar që tanimë peshon edhe mbi Qeverinë Kurti!

Raporti i Progresit me adresimin e dështimit në sundimin e ligjit në Kosovë, barrë e trashëguar që tanimë peshon edhe mbi Qeverinë Kurti!
Raporti i Progresit me adresimin e dështimit në sundimin e ligjit në Kosovë, barrë e trashëguar që tanimë peshon edhe mbi Qeverinë Kurti!

Hasan Preteni

  • 23 October 2021 - 09:12

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Raporti i progresit edhe këtë vit është gati sa i njëjtë me raportet e viteve të kaluara. Karakteristike e veçantë mundë të jetë ajo se brenda vitit raportues Kosova i pati disa qeveri, kështu që nuk mundë të adresohet përgjegjësi politike. Qeveria aktuale duhet t’i adreson saktë ngecjet, të mos harxhoj kohë duke kërkuar përgjegjësit por të veproj. Për secilin nga sektorët pjesët e raportit duhet të caktohen detyrat, objektivat, përgjegjësit dhe afatet.

-Raporti i Progresit i KE-së për Kosovën duhet të ketë trajtim dinamik, veprime konkrete në zbatimin e mangësive të gjetura e te konstatuara ndonse sinjalet e para se ky dokument duhet të trajtohet drejtë nuk janë optimiste.

Nuk reagoi asnjë segment i sundimit të rendit dhe ligjit, këshillat anemik si ai i Gjyqësorit edhe ai me Prokurorial nuk po dalin nga strukat e veta duke “fjetur gjumin ” mbi dosjet e krimit. Të vetëkënaqur me vetveten!

Nismat ligjore fituan përkrahje, por kjo nuk e zgjidh situatën vetvetiu. Evropa kërkon shifra perparimi e avansimi ne drejtesine e kapur. Sa aktgjykime dhe cila është vlera e pasurisë së konfiskuar nga organetr ligjzbatuese. Ato mungojnë , jo vetëm këtë vit ,por që 20 vite rresht , një vlerësim jo pozitiv është goxha shqetësues. Procesi i Vettingut në nismën e vet fatkeqesisht nuk po e ka përkrahjen e Evropës. Ky është lajm teper i keq dhe jo ne interes te Republikes se Kosoves.

Ministria e Drejtësisë ose duhet të ri-rreshtohet që në fillim, ose të mos lëviz pa i harmonizuar të gjitha veprimet me mekanizmat ndërkombëtare. Kemi rastin e Tiranës, që disa herë po prolongohen afatet edhe pse atje veprimet kanë qenë te harmonizuara plotesisht me mekanizmat ndërkombëtar. Amerikanët ishin aty që nga planifikimi deri te zbatimi, por nuk po mundën të ia dalin në afatet e caktuara.

Kur atje nuk po ia dalin me veprime të përbashkëta, si do të veprohet dhe realizohet në Kosovë kur sipas të gjitha gjasave, nisma nuk është bërë si duhet !.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".