Miu futet në Viva Fresh Store në Prishtinë (Video)

  • A.P /
  • 24 October 2021 - 12:23
Miu futet në Viva Fresh Store në Prishtinë (Video)

Qytetarët vazhdimisht ankohen për çmimet dhe cilësinë e produkteve në marketet e mëdha në vend. Mirëpo, problem i vazhdueshëm po mbetet edhe higjiena në këto hapësira.

Një qytetare ka publikuar në grupin “Network Prishtina” një video e cila, sipas saj, është realizuar në njërën nga pikat e marketit “Viva Fresh Store” në Prishtinë.

Në këtë video shihet një mi i cili është futur në pjesën e pjekurinave dhe shihet duke ngrënë petulla.

Instituti i Shëndetit Publik ka apeluar te qytetarët që të ruajnë ushqimet nga minjtë, pasi që të njëjtit janë shkaktarë të sëmundjes ethet e minjve.


(Kosova Sot Online)