Arrestohet një nga bosët më të mëdhenj, një polic vritet gjatë aksionit

  • A.P /
  • 24 tetor 2021 - 16:53
Arrestohet një nga bosët më të mëdhenj, një polic vritet gjatë aksionit

Arrestohet një nga bosët më të mëdhenj të drogës në botë, një polic vritet gjatë aksionit

Tregtari më i kërkuar i drogës në Kolumbi dhe udhëheqësi i klanit del Golfo, Dairo Antonio Usuga, i njohur si Otoniel, u kap dje gjatë një operacioni të kryer nga forcat e armatosura.

Një polic u vra gjatë aksionit.

Kolumbia kaishteofruar një shpërblim deri në 3 miliardë pesos (rreth 800,000 dollarë) për informacion rreth vendndodhjes së Otoniel, ndërsa qeveria e SHBA-së kishte ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për të ndihmuar në gjetjen e tij.

Departamenti Amerikan i Shtetit e përshkruan Otonielin si “shumë të armatosur dhe jashtëzakonisht të dhunshëm”. Ai u bë udhëheqës pasi ishte një gueril i majtë.

Karteli që ai drejtonte përbëhej nga ish-anëtarë të organizatave terroriste dhe përdorte dhunën për t’i kontrolluar rrugët e trafikut të drogës, laboratorët e përpunimit të kokainës, pikat e nisjes së skafeve dhe një pistë sekrete.

Goditja më e madhe ndaj mafies së drogës

Sipas CNN, ky arrestim është goditja më e madhe për mafian e drogës në Kolumbi.

Presidenti kolumbian konfirmoi arrestimin e Otoniel në një fjalim televiziv drejtuar kombit.

“E krahasueshme me rënien e Escobarit”

“Kjo është e krahasueshme vetëm me rënien e Pablo Escobar në vitet 1990”, tha presidenti.

“Otoniel ishte një nga trafikantët më të rrezikshëm të drogës në botë, vrasës policësh, ushtarësh, politikanësh, ai rekrutonte edhe të mitur”, shtoi ai duke e mbyllur fjalimin e tij me fjalët: “Për të gjithë kriminelët dhe trafikantët e drogës: ose dorëzohuni, ose ne do të vijmë te ju.”

(Kosova Sot Online)