Numërohen votat e diasporës për Gjakovën

  • A.P /
  • 24 tetor 2021 - 17:43
Numërohen votat e diasporës për Gjakovën

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që kanë ardhur nga diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka marrë më së shumti vota nga diaspora, gjithsej 289.

Pas saj, më së shumti vota ka marrë kandidati për kryetar nga ana e AAK’së, Ardian Gjini, gjithsej 178 vota.

I treti me më së shumti vota është Ferdinant Kolaj i PSHDK’së me 128  vota.

Kandidati nga radhët e LDK’së, Teki Shala ka marrë 89 vota, ndërsa kandidatja e PDK’së, Arbneshë Kuqi ka marrë 27 vota.

Pa asnjë votë ka mbetur kandidati i Nisma’s, Fazli Hoxha.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 17 tetorit, kandidati i AAK’së, Ardian Gjini ka arritur të marrë më së shumti vota, 46 për qind apo 18 mijë e 382 vota.

Pas tij, Mimoza Kusari-Lila ka marrë 37,8 për qind apo 14 mijë e 819 vota.

Gjini dhe Kusari-Lila do të takohen në balotazh.


(Kosova Sot Online)