Ky është personi që dyshohet se rrahu një grua në një market në Prishtinë

  • G.G /
  • 26 October 2021 - 11:28
Ky është personi që dyshohet se rrahu një grua në një market në Prishtinë

Mbrëm në media është publikuar një video ku shihet një burrë që sulmon fizikisht një grua në një market në Prishtinë.

Tash po raportohet se personi që sulmon në video është Feim Berisha, i cili jeton bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij.

Ky rast është raportuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)