Komuna e Kosovës që s’ka asnjë rast aktiv me COVID-19

  • E.K /
  • 27 October 2021 - 12:25
Komuna e Kosovës që s’ka asnjë rast aktiv me COVID-19

Kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se në këtë komunë s’ka asnjë rast aktiv me COVID-19.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bulliqi ka treguar edhe se deri tash në Podujevë janë administruar mbi 72 mijë doza të vaksinave Pfizer dhe Astra Zeneca.

“Deri sot në Qendrën e Vaksinimit janë administruar mbi 72 mijë doza të vaksinave Pffizer dhe Astra Zeneca. Kurse sot i kemi 0 raste aktive me Covid-19 në Komunën e Podujevës. Faleminderit stafit të mrekullueshëm shëndetësor për angazhimin e madh dhe të gjithë qytetarëve!  Jemi bashkë në secilën sfidë!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)