Piloti tregon disa këshilla që i rrisin shanset të mbijetoni pas një përplasjeje të mundshme avioni

  • E.K /
  • 27 October 2021 - 12:31
Piloti tregon disa këshilla që i rrisin shanset të mbijetoni pas një përplasjeje të mundshme avioni

Ndonëse mund të duket një arritje e pamundur të mbijetosh nga një përplasje avioni, rezulton se 95 për qind e përplasjeve të aviacionit janë të mbijetueshme – por ka disa gjëra që mund të bëni për të rritur shanset që të mbijetoni.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vetëm javën e kaluar, 20 persona ishin në gjendje të largoheshin nga një aeroplan i cili shpërtheu në flakë pak jashtë qytetit Houston, Teksas, dhe vetëm dy pasagjerë kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Por, çfarë duhet të bëni nëse ndonjëherë e gjeni vetën në situatën e një aksidenti avioni? Epo, sipas një piloti, ka një sërë gjërash që çdo pasagjer duhet të bëjë në çdo fluturim, për t’u siguruar që ata janë të përgatitur për një rast të tillë.

Kapiteni i Boeing 737, Dave Inch, ndau të gjitha këshillat e tij për t’u përgatitur për një përplasje të mundshme në faqen e shkëmbimit të informacionit, Quora, duke përfshirë atë se çfarë duhet të veshësh.

“Hiqni çdo gjë të mprehtë nga xhepi, lironi rripin dhe hiqni kravatën apo shallin, hiqni këpucët me taka të larta”, ka shkruar ai.

“Largoni syzet në mënyrë që ato të mos fluturojnë dhe të jenë të disponueshme për t’ju ndihmuar të shihni rrugën tuaj nëse keni nevojë për to”, ka thënë piloti.

Kapiteni shpjegoi gjithashtu se pasagjerët duhet të qëndrojnë në vendet e tyre derisa të marrin udhëzime nga një stjuardesë dhe nuk duhet të hapin asnjë derë apo dritare nëse nuk këshillohen nga monitoruesit.

“Mbani një copë leckë (mundësisht të lagur) për të ndihmuar në frymëmarrje nëse ka tym – nëse ka tym gjatë evakuimit, qëndroni sa më poshtë të jetë e mundur”, vazhdoi ai.

“Nëse (është) zbarkim në ujë, mos e fryni jelekun tuaj të shpëtimit derisa të jeni te dera – nëse e fryni dhe avioni mbushte me ujë, do të bllokoheni në tavan dhe nuk do të jeni në gjendje të notoni nën ujë për të dalë jashtë”, ka thënë eksperti. 

(Kosova Sot Online)