Mustafa i LDK-së pyet pse duhen 150 milionë euro për autostradën drejt Tetovës, e jo për rrugët nacionale

  • A.P /
  • 27 October 2021 - 19:35
Mustafa i LDK-së pyet pse duhen 150 milionë euro për autostradën drejt Tetovës, e jo për rrugët nacionale

Zyrtari i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndarjen e 150 milionë eurove për autostradën që lidh qytetin e Prizrenit me Tetovën.

Mustafa thotë se rrugët që lidhin Prishtinën me qytetet tjera sikur Podujeva, Mitrovica, Gjilani, Peja e Gjakova ende nuk kanë përfunduar.

Këto rrugë ka vite që janë nisur dhe ende nuk ka datë të saktë kur do të përfundojnë.

“Pse duhen ndarë bash sot 150 milionë euro për rrugën për Tetovë, kur veq e kemi autostradën për Shkup, e jo për rrugët për Podujevë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Gjakovë…?!”, ka shkruar ai në një status në Facebook.

(Kosova Sot Online)