Ngritet aktakuzë për vrasjen e rëndë më 24 qershor në Gjilan

  • E.K /
  • 28 October 2021 - 09:58
Ngritet aktakuzë për vrasjen e rëndë më 24 qershor në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se  Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.Z., për shkak të veprës penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili me kërkesë të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 24 Qershor 2021.

 Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Z., më 24 Qershor 2021, rreth orës 13:10 minuta, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin I.C..

Për shkak të një mosmarrëveshje verbale, i njëjti e ka goditur me thikë viktimën, ku për shkak të plagëve të marra i ndjeri nuk ka mbijetuar dhe rrugës për në Spitalin Regjional të Gjilanit ka ndërruar jetë.

(Kosova Sot Online)