Shqiptari vritet nga pronari i shtëpisë që donte ta grabiste

  • E.K /
  • 29 October 2021 - 15:34
Shqiptari vritet nga pronari i shtëpisë që donte ta grabiste

Është identifikuar personi i mbetur i vrarë në Frozinone të Italisë, më 25 tetor të këtij viti, i qëlluar nga pronari i një shtëpie që donte të grabiste. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar shqiptar, Arbër Xheleshi, i cili mbeti i vrarë nga pronari i shtëpisë.

Sipas mediave italiane ai është njohur nga disa familjarë, që jetonin gjithashtu në Itali. Edhe pse ekspertiza mjekoligjore nuk është bërë ende publike, dhe dinamika e ngjarjes ende nuk është zbardhur plotësisht, mediat italiane raportojnë se në momentin që pronari i shtëpisë ka qëlluar me çifte, Xheleshi ishte kthyer në drejtim të tij – edhe pse po largohej me vrap – me dorën e ngritur dhe me një pistoletë në duar. Në këtë moment, pronari ka qëlluar duke e menduar se do të qëllonte ai i pari.

Lexo edhe:  Shërbimet sekrete paralajmërojnë kërcënime ekstremiste në Gjermani
Një tjetër rast i ngjashëm është raportuar këtë të premte nga mediat italiane, ku në periferi të Napolit, një burrë, pronari i një vile, ka vrarë me pistoletë dy italianë, 26 dhe 27-vjeçarë. Sipas mediave italiane, dy të rinjtë kishin ndaluar me makinë para shtëpisë e duke iu frikësuar një grabitjeje të mundshme, pronari ka qëlluar me armë në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend.

(Kosova Sot Online)