Akrepat lëvizin një orë pas nga dita e dielë, por si ndikon ndryshimi i orës në shëndetin mendor të njeriut?

  • G.G /
  • 30 October 2021 - 10:12
Akrepat lëvizin një orë pas nga dita e dielë, por si ndikon ndryshimi i orës në shëndetin mendor të njeriut?

Nga data 31 tetor (e dielë), për shkak të ndryshimit nga ora verore në atë dimorëre, akrepat do lëvizin një orë pas.

Por si ndikon ndryshimi i orës në shëndetin mendor të njeriut?

Në një intervistë për “Ditë e Re” në RTV Ora, psikologia, Arjona Marra tha se ka një lidhje mes shëndetit mendor dhe ndryshimit të orës.

“Ka debate të vazhdueshme nëse duhet të bëhet ky ndryshim. Parlamenti Evropian diskuton që ky ndryshim mos bëhet më, sepse ndërrimi i orës ndikon shëndetin mendor të njerëzve. Është parë një lidhje shumë e ngushtë me aksidentet të cilat bëhen ditën e parë që ndryshon ora, aksidente në punë të hënën e parë që ndryshon ora. 3 ditët e para në të cilat ora është e ndryshuar në pranverë, nxjerr një korrelacion midis ndryshimit të orës dhe rritjes së shansit deri tre herë më shumë për të pasur atak kardiak. Të gjitha këto janë vetëm për shkak të ndryshimit të orarit”, u shpreh psikologia.

Pse ndodh?

“Trupi jonë është shumë i lidhur me natyrën dhe në trupin tonë ka disa gjene, të cilat gjurmojnë kohën, lindja e diellit dhe perëndimi.

Është vënë re se këto gjene me ndryshimin e orës kanë  ndikuar me metabolizmin, orën e gjumit, sjelljen dhe të gjitha këto ndikojnë në humorin e njeriut”, tha psikologia.

(Kosova Sot Online)