Momenti tronditës kur makina me familjen brenda përmbyset nga ura që po ngritej

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 12:12
Momenti tronditës kur makina me familjen brenda përmbyset nga ura që po ngritej

Një familje në Belgjikë ka përjetuar një eksperiencë të frikshme kur tentoi të kalonte urën “Marie Thumas” në qytetin e Leuven-it teksa ishte aktivizuar procesi i ngritjes së urës për të kaluar një anije.

Videoja prej 18 sekondash tregon makinën e kuqe mbi urë. Për shkak të pjerrësisë, automjeti rrëshqet mbrapsht me këmbësorët pranë që duken tepër të frikësuar. Me ngritjen e urës përfundimisht makina bie në rrugë dhe përmbyset. Brenda makinës ndodheshin një çifti dhe fëmija i tyre 1.5 vjeç.

(Kosova Sot Online)