Pak ne çerdhe, disa në barëra, ka edhe për pensione: Kështu do të bëhet ndarja e 2.75 miliardë eurove nga Qeveria e Kosovës

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 12:01
Pak ne çerdhe, disa në barëra, ka edhe për pensione: Kështu do të bëhet ndarja e 2.75 miliardë eurove nga Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022.

Projektligji për Buxhetin e vitit 2020 është 2.75 miliardë euro. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se si do të bëhet shpërndarja e buxhetit.

Kryeziu thotë se 45 milionë euro do të jenë shtesa për lehona, e po ashtu do të ndërtohen edhe 50 çerdhe.

“2000 bursa për studentët më të mirë. 35 Milionë, shtesa për skemat pensionale. 24 Milionë për barna esenciale. 2 Milionë për Luginën e Preshevës. 50 Milionë, shlyerje borxheve. 70 Milionë, mbështetje për bujqit. 10 Milionë, blerje e ambasadave. 40 Milionë për prodhuesit vendor. 20 Milionë, skema e garantuar për punësimin e të rinjve”, thotë ai.

Kryeziu shton tutje se 40 milionë euro do të jenë për ndërmarrjet publike, 10 milionë do të jenë për paisje moderne për zjarrfikësit dhe policinë.

Gjithashtu, zëdhënësi i Qeverisë thekson se 100 milionë do të jenë për ushtrinë. 

(Kosova Sot Online)