Abdixhiku takon Presidentin e Institutit Demokratik Amerikan Derek Mitchell

  • A.P /
  • 01 November 2021 - 17:39
Abdixhiku takon Presidentin e Institutit Demokratik Amerikan Derek Mitchell

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumnir Abdixhiku, ka pritur në takim Presidentin e Institutit Demokratik Amerikan, Derek Mitchell si dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të këtij instituti.

Abdixhiku i ka njoftuar ata lidhur me procesin zgjedhor si dhe me reformat e brendshme që ai ka marrë në LDK. Po ashtu Abdixhiku i ka falënderuar zyrtarët në fjalë për kontributin që ata po japing për Kosovën.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Mitchell, për zgjedhjet lokale, reformat brenda partisë si dhe orientimin shtet-ndërtues të LDK-së në proceset e Kosovës.

Kryetari Abdixhiku, falënderoj presidentin e NDI, për punën dhe angazhimin e pandalshëm që bën kjo organizatë, me theks të veçantë për rolin dhe kontributin në forcimin dhe konsolidimin e një shteti dhe shoqërie që bazament kanë vlerat demokratike.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Presidentin e National Democratic Institute Derek Mitchell, i cili ishte i shoqëruar nga drejtori rajonal i NDI për Evropën Juglindore Robert Benjamin, drejtorja e NDI Kosovo, Nancy Soderberg, si dhe zv. drejtori i NDI në Kosovë, Valon Kurhasani dhe drejtorja e programit Pranvera Lipovica.

Ndërsa, Presidenti Mitchell, vlerësoi dhe çmojë lartë rolin dhe kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në të gjitha proceset që lidhen me avancimin e shtetit të Kosovës.

NDI e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë Lidhjen Demokratike të Kosovës në zhvillimin e saj duke pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm institucional në promovimin dhe forcimin e vlerave demokratike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Facebook.

(Kosova Sot Online)