Qentë endacak të pranishëm kudo në Prishtinë, askush nuk merret me strehimin e tyre

  • E.K /
  • 02 November 2021 - 09:36
Qentë endacak të pranishëm kudo në Prishtinë, askush nuk merret me strehimin e tyre

Problemi i përballjes me qentë endacak në kryeqytet vazhdon të jetë mjaftë aktiv.

Anipse shumë qytetarë e pësuan duke u sulmuar si mos më keq nga këta të fundit, askush nuk ndërmori asgjë për t’i strehuar ata.

Tash që sezoni i të ftohtit veçse ka filluar, prania e tyre është edhe më alarmuese.

Ngjashëm situata ishte edhe mëngjesin e sotëm në lagjen Dardania në Prishtinë.

Qenë të shumtë endacak janë parë në parkun që gjendet pikërisht në pjesën kryesore të kësaj lagje.

E padyshim se përfundimi i sulmeve nga qentë endacak e të cilët janë në numër të madh në Prishtinë, mund të përfundojë me fatalitet për ndokënd.

(Kosova Sot Online)