Albin Kurti: Pas shtatë vitesh po ia rikthejmë Trepçës atë që gjithmonë i ka takuar

  • E.K /
  • 02 November 2021 - 10:03
Albin Kurti: Pas shtatë vitesh po ia rikthejmë Trepçës atë që gjithmonë i ka takuar

Sot është rihapur terminali doganor i Trepçës në Mitrovicë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në këtë ceremoni ka thënë që terminali është rikthyer aty ku e ka vendin.

“Është një e arritur që na ndihmon të gjithëve edhe shtetin e Kosovën e Trepçën edhe doganat, por në veçanti ndihmon të bërit biznes. Për bizneset një kosto e panevojshme hiqet dhe në këtë mënyrë ato do të mund të funksionojnë më lirë e më mirë edhe për të mirën e tyre, por edhe të qytetarëve të vendit. Nga viti 2003 deri në 2014, terminali doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës”, ka thënë Kurti.

“7 vjet më vonë ne po e bëjmë këtë hapje të terminalit doganor në hapësirën e Trepçës dhe po e rikthejmë në Trepçë atë që gjithmnonë i ka takuar dhe po e korrigjojmë një dëm të bërë para 7 vitesh. Asokohe, 24 punëtorë kanë punuar në terminalin doganor dhe ata automatikisht patën ngelur pa punë atëherë kur e patën nxjerrë jashtë kësaj hapësire terminalin doganor”, u shpreh Kurti.

(Kosova Sot Online)