I riu pa duar që e përdor telefonin me këmbë e përgatit kafe me gojë
Giorgi Khizanishvili, burrë 26-vjeçar nga Gjeorgjia, i humbi të dyja duart në moshën 9-vjeçare. Fatkeqësia nuk ia humbi vullnetin për jetë e për punë. Ai tani punon si udhërrëfyes në muze.
Përpos punës në muze, ai i mbron të drejtat e personave me nevoja të veçanta dhe ushtron sporte luftarake.
I riu thotë se janë dy gjëra që do t’ia bënin jetën më të mirë: përkrahja shtetërore për të angazhuar një ndihmës personal dhe largimi i stigmatizimit që po vazhdon ta ndjekë atë.
Giorgi shihet duke e përgatitur vetë kafenë përmes gojës e këmbëve si dhe duke e përdorur telefonin me këmbë.
(Kosova Sot Online)
