Konfirmohen shkelje të tjera rreth projektit milionësh afaristo-banesor të NPB-së në Lakrishtë

  • G.G /
  • 03 November 2021 - 12:03
Konfirmohen shkelje të tjera rreth projektit milionësh afaristo-banesor të NPB-së në Lakrishtë

Gazetari kosovar, Arsim Halili ka shkuar edhe më tej me publikim të fakteve që thellojnë më shumë skandalin lidhur me projektin milionësh afaristo-banesor të NPB-së në Lakrishtë, shkruan Syri net Kosova.

Halili ka treguar mes tjerash se Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë (NPB) e drejtuar nga Hajdar Hoxha, kishte kontraktuar një person jokompetent, i cili kundërligjshëm ka bërë përcaktimin e kufirit ndërmjet dy parcelave në Lakrishtë në kuadër të përgatitjes së dokumentacionit për të ndërtuar projektin e dyshimtë milionësh afaristo-banesor të NPB-së.

Madje sipas gazetarit personi i angazhuar nga NPB-ja është Haki Selmani me kualifikim “TEKNIK GJEODET I LICENSUAR” që ligjërisht përkufizohet si person fizik me shkollim të mesëm.

Gjatë ditës së djeshme Halili ka publikuar edhe një dokument që tregon masën disiplinore që është marr ndaj Korab Tmavës, zyrtar ky i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për shkak se ky i fundit kishte ndërmarr veprime pa autorizim.

Postimi i plotë:

(Kosova Sot Online)