Dhunoi 13-vjeçaren nga Gjilani, një muaj paraburgim për 18-vjeçarin

  • E.K /
  • 04 November 2021 - 11:16
Dhunoi 13-vjeçaren nga Gjilani, një muaj paraburgim për 18-vjeçarin

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 18-vjeçarit Sh. U. , i cili dyshohet se gjatë muajit shtator ka dhunuar një 13-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra.

“Sot në mëngjes është mbajtur seanca për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji”, ka deklaruar Shkodra.

Ndryshe,  media të mërkurën ka raportuar lidhur me rastin e dhunimit të 13-vjeçares nga 18-vjeçari në Gjilan.

(Kosova Sot Online)