Çfarë i tha ministri Sveçla Kurtit pasi u largua motra e ish-zyrtarit të Doganës i cili vdiq në rrethana të dyshimta

  • A.P /
  • 08 November 2021 - 20:50
Çfarë i tha ministri Sveçla Kurtit pasi u largua motra e ish-zyrtarit të Doganës i cili vdiq në rrethana të dyshimta

Laura Berisha, motra e të ndjerit Luan Berisha, i cili ishte gjetur i vdekur më 17 prill në lagjen Vetërnik, derisa ishte zyrtar i Doganës, i ndërpreu rrugën kryeministrit Albin Kurti me vartësit e tij.

Berisha kërkoi nga qeveritarët informacione, për siç e quajti ajo, vrasjen e vëllait.

Ministri i Financave, Hekuran Murati i tha se me këtë duhet të merren organet e rendit.

Ndërsa kur motra e të ndjerit u largua ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i dha sqarime kryeministrit Kurti duke i thënë se Luan Berisha u vetëvra.

Por, edhe pas 7 muajve nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk e pohojnë as mohojnë asnjërin version, veç se thanë se janë duke bërë hetime në koordinim me policinë.

(Kosova Sot Online)