Për 30 vjet stafi i spitalit e piu ujin e tualetit pa e ditur

  • E.K /
  • 09 November 2021 - 08:30
Për 30 vjet stafi i spitalit e piu ujin e tualetit pa e ditur

Sipas Yomiuri Shimbunit, Universiteti i i Osakës në Japoni njoftoi më 20 tetor se disa nga gypat e ujit të rubinetit në spitalin që është pjesë e departamentit mjekësor të këtij institucioni ishin kyçur gabimisht, duke bërë që gypat e ujit të pijshëm të lidhen me ato të nevojtoreve.

Ky spital ishte ndërtuar më 1993, dhe gabimi me lidhjen e gypave të ujit kishte zgjatur gati 30 vjet.

Gjatë kësaj periudhe, punëtorët e kësaj klinike dhe pacientët e kishin përdorur ujin e nevojtores për pije e larje duarsh.

Spitali e zbuloi këtë problem gjatë një inspektimi kur po e bënte një ndërtesë të re të diagnostifikimeve dhe trajtimeve mjekësore.

Sidoqoftë, spitali e kontrollon ngjyrën, shijen dhe aromën e ujit një herë në javë andaj për këto vite cilësia e ujit nuk ka qenë problematike.

(Kosova Sot Online)