Qeveria Kurti dhe institucionet e drejtësisë me goditjen e madhe antikrim kundër të inkriminuarit Shpend Ahmetit me kompani

Qeveria Kurti dhe institucionet e drejtësisë me goditjen e madhe antikrim  kundër të inkriminuarit Shpend Ahmetit me kompani

Gani Qarri

  • 09 November 2021 - 07:43

Shkruan:  ANALISTI - Gani Qarri

Vet fakti i reagimit të shpejtë të Qeverisë Kurti, është shumë inkurajues dhe ofron shpresë të madhe që përfundimisht ta zgjoi edhe drejtësinë e dështuar nga përgjumja dimërore për të vepruar kundër mega skandalit të bërë hit kohët e fundit, për lidhjet mafioze të Shpend Ahmetit me krimin e organizuar.

-Kryetarit në dy mandate të kryeqytetit, i cili gjithë këto vite, pothuajse i ka kaluar, duke luajtur bixhoz me pronën e Ndërmarrjes Publike Banesore së bashku me grupin e trisht mafioz të kësaj ndërmarrjeje te kriminalizuar, duke dhënë tërë pronën publike te shtetit, që ajo e kishte vetëm ne shfrytëzim dhe jo ne pronësi të sajë, në mënyrë të kundërligjshme për ndërtim një kompanie private dhe atë, me vetëm 36 përqind të pjesëmarrjes për NPB-në, ndërsa 64 përqind, një investitori siç është konsorciumi “Made Gropup Construstion".

Madje pas reagimit ditë më parë të Ministrisë së Ambientit dhe Infrastrukturës, si dhe paralajmërimit për përballje me ligjin të përgjegjësve që e kanë bërë këtë veprim, është angazhuar edhe Ministria e Drejtësisë, e cila ë përmes Avokaturës Shtetëror, ka dorëzuar padi për anulim të aktit noterial në mes të NPB-së dhe “Made Group Construction”, duke bërë kërkesë për caktim të masës së sigurisë dhe dorëzuar kallëzim penal ndaj zyrtarëve përgjegjës të NPB-së, me pretendimin se kanë dëmtuar pronën e shtetit dhe interesin publik të qytetarëve. Prandaj pikërisht ky denoncim duhet të jetë edhe fillimi i hetimit të lidhjes 8 vjeçare të Shpend Ahmetit me nëntokën kriminale në fushën e ndërtimeve, për të zgjidhur edhe dhjeta afera të tjera me lejet ndërtimore, në kundërshtim me ligjin që janë dhënë në Prishtinë, duke bashkëpunuar me krimin e organizuar, duke bllokuar pronarët legjitim dhe biznesmenët e pa korruptuar që kanë refuzuar bashkëpunimin me grupet mafioze dhe krimin e organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".