Rrëmbyen dhe ekzekutuan biznesmenin Ruzhdi Hoxha, Gjykata lë në burg dy vëllezërit

  • E.K /
  • 10 November 2021 - 12:58
Rrëmbyen dhe ekzekutuan biznesmenin Ruzhdi Hoxha, Gjykata lë në burg dy vëllezërit

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Fredi dhe Pajtim Rrushi, të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Mësohet se vëllezërit kanë kyçur gojën në gjykatë dhe nuk kanë dhënë asnjë sqarim.

Ata akuzohen për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, që ka ndodhur mes natës së 21 dhe 22 Tetorit, trupi i të cilit u gjet në zonën e Dajtitnë datën 6 nëntor.

Ndaj Fredi Rrushit, i cili sipas prokurorisë është personi i fundit që ka takuar viktimën pas zhdukjes dhe se ai dyshohet si autori kryesor i ngjarjes, prokuroria ka ngritur akuzat për “Vrasje me paramendim”, “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Fshehja e kufomës”.

Ndërsa për vëllanë e tij janë ngritur akuzat e  “Veprimeve që pengojne zbulimin e te vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“. Prokuroria dyshon se Pajtimi është bashkëpunëtor në ngjarje.

Referuar hetimeve të deritanishme rezulton se ai nuk ka treguar ende se ku u zhduk mjeti Passat , me të cilin udhëtoi  Hoxha, nga zona e treshit deri më Qafë Mollë, ku edhe u ekzekutua. Mjeti tip “Pasat” qe ka përdorur Fredi Rrushi, në vrasjen e 43-vjeçarit nuk është gjendur ende, ndërkohë hetuesit nuk kanë gjetur ende as armën e krimit tip psitoletë me te cilën u ekzekutua biznesmeni i inerteve.

Ndërkohë, prokuroria e Tiranës nuk ka asnjë motiv për krimin e rëndë, alibitë janë të shumta, duke filluar nga prishja e pazareve të drogës, borxhet e vjetra, porositë e pambaruara, por nuk përjashtohet as pista se vrasja mund të jetë kryer për motive të dobëta.

(Kosova Sot Online)