Mjekja e rekordeve, vaksinoi 23 mijë persona kundër Covid në 10 muaj

  • A.P /
  • 10 November 2021 - 17:20
Mjekja e rekordeve, vaksinoi 23 mijë persona kundër Covid në 10 muaj

Një doktoreshë në Bari të Italisë, Antonella Spica ka shënuar një rekord të ri sipas mediave italiane. Ajo ka vaksinuar 23 mijë persona kundër Covid, në një hark kohor prej 10 muajsh. Rekordi i saj koincidon dhe me ritmin e lartë të vaksinimit në Bari: 90% e banorëve mbi 12 vjeç janë të vaksinuar me të dy dozat.

Por mjekja vijon të këmbëngulë se është një skuadër e tërë ajo që ka arritur këtë rekord, duke falënderuar dhe drejtorinë e departamentit të shëndetësisë për besimin dhe mbështetjen.

Por ajo gjithashtu shton se janë qytetarët protagonistët e vërtetë të kësaj historie, pasi kanë treguar besim të madh në vaksinim i cili mbetet e vetmja armë efikase për mbrojtjen ndaj Covid.


(Kosova Sot Online)