Mjegull e reshje shiu, moti për sot dhe ditët në vijim

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 07:21
Mjegull e reshje shiu, moti për sot dhe ditët në vijim

Prishtina Weather ka njoftuar se deri në fundjavë do të mbajë mot i qëndrueshëm, me vranësira dhe diell.

Deri në fundjavë, në vendin tonë mbetet mot i qëndrueshëm, me vransira dhe me diell, e ditën e shtunë me më shumë kthjellime.  Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten edhe kushte për mjegull, e vende-vende do të ketë edhe ngrica.

Nga dita e hënë do të ketë shtim të vransirave, e parashihen edhe mundësi për reshje të dobëta shiu.

Cilësia e ajrit, do të jetë në vlera të pranueshme e mesatare, e në periudha më të zgjatura të qetësisë gjatë mbrëmjes kalon edhe në vlera të dobëta, sidomos ditën e shtunë.

11.11 – Vransira kalimtare, kryesisht të shtresave të larta, me intervale më të gjata me diell. Në ultësira orëve të mëngjesit mundësi për mjegull.

12.11 – Pas mëngjesit me mjegull përgjatë ultësirave, ditën kryesisht me vransira dhe intervale më të gjata me diell.

13.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

14.11 – Vransira e diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit.

15.11 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu në mëngjes.

Temperaturat minimale në rënie edhe deri në 0C.  Maksimalet pa ndryshime deri të dielen, ndërmjet 11C e 13C, e të hënën zbresin në 10C.

Era do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-6m/s, e të hënën nga verilindja.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies, mirëpo mbetet mbi vlera normale.

https://www.facebook.com/PrishtinaWeather/posts/4528847003829684

(Kosova Sot Online)