“Grenell ka ardhur të lobojë për Sali Berishën”, “Mos fol nonsens”/ debat mes Latifit dhe Sylës

  • A.P /
  • 11 November 2021 - 20:45
“Grenell ka ardhur të lobojë për Sali Berishën”, “Mos fol nonsens”/ debat mes Latifit dhe Sylës

Profesori universitar Blerim Latifi është përplasur me gazetarin Valon Syla lidhur me vizitën e Richard Grenell në Ballkan.

Syla tha se arsyeja që ka ardhur Grenell në Ballkan është fakti që është angazhuar nga Sali Berisha. Berisha është shpallur “persona non grata” nga administrata Biden dhe Syla e lidhë me këtë arsye vizitën e Grenell.

“Arsyeja që ka ardhur është se firma e mëdha të lobit, të cilat me gjasë i ka aktivizu Sali Berisha për ta trajtuar çështjen e vet që e ka futur diplomacia Biden, e cila përfaqësohet nga Blinken, dhe duket se lobi shqiptar atje e ka angazhuar Grenellin që të merret me këtë punë”, tha ai.

“E pamë se çështja e Berishës e bë e madhe ku u tha se nëse kanë fakte të tregohen para kongresit dhe të mos vazhdojë më kjo punë. Mendoj se kjo është puna e tij”, shtoi ai.

Ndërkohë Latifi nuk u pajtua me këto analizë të Sylës. Ai tha se nuk ka kuptim që të vizitohet Prishtina e Beogradi që të lobohet për Sali Berishën.

“Cka ka me lyp me lobu për Berishën në Prishtinë dhe Beograd. Është nonsens. Analizë nonsens. Nëse është angazhuar me mbrojt Berishën prej Blinkenit, nuk besoj se ka dicka në dorë Beogradi e Prishtina”, tha Latifi. 

(Kosova Sot Online)