ShBA-ja fal të burgosurin gabimisht për 26 vjet, që tash mund të kërkojë dëmshpërblim

  • E.K /
  • 13 November 2021 - 08:22
ShBA-ja fal të burgosurin gabimisht për 26 vjet, që tash mund të kërkojë dëmshpërblim

Një burrë nga Karolina Veriore, i dënuar gabimisht për vrasje dhe i burgosur për 26 vjet, është falur plotësisht nga guvernatori.

Dontae Sharpe kishte luftuar për ta dëshmuar pafajësinë e vet që nga viti 1994, kur ishte arrestuar. Ai u lirua nga burgu në gusht të vitit 2019, shkruan BBC.

“Emri i familjes sime është pastruar. Është një barrë që është hequr nga krahët e mi dhe nga krahët e familjes sime”, tha ai para gazetarëve të premten.

Lajmi për faljen e këtijpersoni erdhi pas një dokumentari të BBC-së për dështimin e drejtësisë në këtë rast. Rrëfimi për Sharpe-n vuri në pah se si mund të nevojiten vjet për të marrë falje të plotë, pasi një person të jetë shfajësuar dhe ta ketë fituar lirinë.

Guvernatori Roy Cooper tha përmes një deklarate se e ka rishikuar me kujdes rastin dhe se ata që janë dënuar gabimisht si Sharpe meritojnë që drejtësia t’u njihet plotësisht dhe publikisht.

Pas vendimit për falje të plotë, Sharpe do të ketë mundësi që të paraqesë kërkesë për kompensim nga ky shtet i ShBA-së.

“Liria ime ende nuk është e kompletuar përderisa ka njerëz gabimisht në burg, gabimisht të dënuar dhe njerëz që presin për falje. Kam qenë atje brenda dhe e di që ka burra që janë të pafajshëm dhe e di që sistemi ynë është i prishur dhe duhet të ndryshohet”, tha i dënuari gabimisht.

(Kosova Sot Online)