Ndodh edhe kjo: Një kafiteri në Kosovë, ua ndalon klientëve të flasin për politikë!

  • E.K /
  • 13 November 2021 - 12:40
Ndodh edhe kjo: Një kafiteri në Kosovë, ua ndalon klientëve të flasin për politikë!

Fushata zgjedhore në vendin tonë ka ndikur tek qytetarët të flasin vetëm për politikë.

Qysh nga fillimi saj tema kryesore kanë qenë zgjedhjet lokale, dhe se kush do të zgjidhet kryetar e asambleist.

Një kafiteri në Gjakovë, ka kërkuar nga klientët e vet që të mos bisedojnë për politikë.

Pronari ka vendosur edhe një mbishkrim “Ndalohet biseda për politikë”.

Ndryshe raundi i dytë i zgjedhjeve pritet të mbahet nesër, ndërsa edhe në qytetin ku gjendet ky lokal do të ketë zgjedhje.

(Kosova Sot Online)