
Lexoni edhe:
Abuzimi masiv i votës së lirë dhe kapja kriminale e shtetit po i zhgënjen qytetarët, protestojnë me abstenim nga zgjedhjet dhe prishje të votës
Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni
Zgjerimi i listave bëhej me lekë dhe për interesa të ngushta të strukturës komanduese të ish UCK-së, me formimin e institucioneve pasardhëse të UCK-së, Shoqatave. Këto lista ju dërguan atyre. Kulmi i marrëzisë u arrit kur pas një kohe të gjatë kur u formua Komisioni për verifikimin e listave. Të gjithë titullarët e grupeve punuese në krye me kryesin e komisionit qendror duhet ta kenë vendin në burgun ne Dyz.
-A mund të zgjidhim ndonjë problem pa intervenimin e mekanizmave dashamirës të Kosovës? Fatkeqësisht jo! Të gjithë ata që kontribuan me të vërtetë në çlirimin e vendit u befasuan kur e kuptuan, pas 15 viteve, se kush ishin "bashkëluftëtarët" e tyre.
Menjëherë pas luftës ishte IOM-i misioni i ngarkuar për të regjistruar luftëtarët, i morën listat,na fotografuan dhe na dhanë librezat. Nuk ishim më shume së 11000. Të gjithë ne edhe u testuam,ishte një test i inteligjencës ( vlerësimi im) për të kuptuar se cili ishte niveli intelektual i çlirimtarëve. Tek ish ushtarët kjo u interpretua si një test për kalimin në TMK,nuk ishte e vërtetë.
Duhet theksuar se këtij testi nuk ju nënshtruan vetëm komandantët. Nuk ishte kriter i IOM-it por këmbëngulje e komandantëve se për ta është nënçmim!!! Me listën e veteranëve dhe kategorive tjera ( invalid dhe dëshmor) në mënyrë permanente u morën strukturat e TMK-së. Ishte Departamenti për Marrëdhënie civilo-Ushtarake ( G 5) që në mënyrë të saktë i evidentoi të gjithë, numrat ishin shumë të përafërt me atë të IOM-it. Çuditërisht këto lista "freskoheshin" kohë pas kohe por në mënyrë jo të rregullt.
Me fillimin e forcimit të raporteve në mes oligarkëve dhe komandantëve filloi të rritej lista. Nuk pati procedura të shkruara se si duhet të veprohet, komisione që nuk e paraqitnin strukturën komanduese të luftës, numër i pa kontrolluar pjesëmarrësish, amulli e përgjithshme. Dominonin ata të zhurmshmit dhe arrogantët.
Për 15 vite pas lufte u krijuan shumë raporte në mes njerëzve, shumë interesa biznisor e klanor, shumë interesa politik dhe shumë lek. Të gjithë këto raporte pastaj ndikuan në listat prej të cilave të gjithë atyre që kontribuan me sinqeritet ju vjen për të vjellur. Pangopësia e pas luftës është e pa justifikueshme, po ndryshohen përkatësit etnike e fetare, po ndërrojnë partitë e po bëjnë qmos vetëm e vetëm që të "fitohet leku"
Kërkesa nga BE-ja duhet mirëpritur,duhet të na caktojnë kushte dhe afate se në vetëm kështu dijmë. Një Komision i pavarur me trajtimin e të gjitha listave. Një komision ( anonim) për publikun duhet ti trajtoi të gjitha listat dhe për tre muaj maksimalisht do të kemi situatën reale.
Mjafton të fshihen emrat e të vendoset në bazë të të dhënave. Vendim i Qeverisë do të ishte i mjaftueshëm për ta rregulluar këtë. Në fund të gjithë ata që kanë fituar në mënyrë të pajustifikueshme duhet ti kthejnë mjetet.
Ja pse edhe faktori ndërkombëtar duhet të jetë kundër Asociacionit serb në Kosovë!Lexoni edhe:
Vetting në kuptimin e plotë të fjalës, pastrim gjeneral. Vetëm kështu do të kthehet dinjiteti i luftëtarëve të vërtetë të luftës. Paga për veteran nuk duhet të ketë. Mund të ketë një kompensim modest por jo pagë e aq më pak të lidhet me pagën minimale.
Nëse largohet paga atëherë edhe rezistenca do të jetë më e vogël. Familjet e dëshmorëve, bashkëshortet dhe fëmijët e tyre nuk guxojnë të mbesin pa kujdes, invalidët e luftës gjithashtu ( invalid real e jo ata që janë sëmurë pas luftës) duhet të ketë proteza,barna e kujdes maksimal. Qeveria aktuale këtë duhet ta ketë prioritet,kjo do të bëhet por është sa më herët aq më mirë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".