Rama thurr pak vargje: Sapo votova në një ditë nëntori fantastike me diell

  • G.G /
  • 14 November 2021 - 10:03
Rama thurr pak vargje: Sapo votova në një ditë nëntori fantastike me diell

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinën, Përparim Rama, ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë në këtë të diel.

Ai pasi votoi sot në Fakultetin Ekonomik dhe Juridik para mediave u adresua bashkë me gruan e tij, Kristalen, me ç’rast tha se sot është një ditë e bukur me diell.

“Unë sapo votova në një ditë nëntori fantastike me diell, në një ditë të mrekullueshme, ditë të mirë për Prishtinën. I ftoj të gjithë qytetarët të votojnë sot”, ka thënë Rama.

Ndërsa gruaja e tij, Kristalja ka theksuar se është krenarë për burrin e saj.

“Jam Krenare për Përparimin, e dua Prishtinën si dhe familja jonë do të jetë në dispozicion për Prishtinën gjithmonë”, ka thënë Kristalja.

(Kosova Sot Online)