Pasi votoi, Kurti ia mësyen shesheve të Prishtinës

  • G.G /
  • 14 November 2021 - 13:20
Pasi votoi, Kurti ia mësyen shesheve të Prishtinës

Pasi shfrytëzoi të drejtën e tij për votë në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti zgjodhi që të dal në sheshet e Prishtinës.

Kurti mori pjesë në organizimin e ceremonisë së Ditës së Përkujtimit të 14 anëtarëve të Forcave të Armatosura Britanike, të cilët humbën jetën gjatë shërbimit të NATO-s në Kosovë.

Kurti nën përkujdesjen e Mbrojtjes së Afërt është parë duke kaluar shesheve të kryeqytetit, në ditën kur edhe pritet të zgjedhet fituesi i balotazhit për një mandate 4 vjeçar.

Pas votimit, në një deklarim për media kryeministri Kurti deklaroi se Kosova tashmë ka dëshmuar demokracinë sa i përket mbarëvajtjes së zgjedhjeve.

Ai përcolli mesazhin tek qytetarët që të ketë dalje sa më të madh në votim, në mënyrë që të zgjedhin atë që do t’i drejtojë për mandatin e ardhshëm drejtues.

(Kosova Sot Online)