Dy prej tri sondazheve të publikuara e nxjerrin fitues Përparim Ramën

  • A.P /
  • 14 November 2021 - 19:31
Dy prej tri sondazheve të publikuara e nxjerrin fitues Përparim Ramën

Dy sondazhe e vendosin Përparim Ramën nga Lidhja Demokratike e Kosovës fitues të zgjedhjeve në Prishtinë, ndërkaq një sondazh tjetër e nxjerrë fitues Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ripas rezultatit të Exit Poll-it  të publikuar në Prishtinë prin LDK-ja me 50,98%.

Ndërsa sipas Exit Poll-it të UBO-s, Arben Vitia prin me 50,9% ndaj Përparim Ramës me 49,1% në kryeqytet.

Edhe sipas sondazhit në Prishtinë ka fituar Përparim Rama me një përqindje të ngushtë duke marrë 50,95%, derisa kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia ka marrë 49,05%.

(Kosova Sot Online)