Tërmkolli: Humbi Albini! Nuk fitoi as LDK-ja, as PDK-ja

  • E.K /
  • 15 November 2021 - 14:09
Tërmkolli: Humbi Albini! Nuk fitoi as LDK-ja, as PDK-ja

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas rezultateve në zgjedhjet e së dielës.

Tërmkolli thotë se dje humbi Albin Kurti, por që nuk fitoi as LDK e as PDK.

Sipas saj, kur partitë tjera keqqeverisën duke ia dhënë kapakun, morën rrëzim nga ana e qytetarëve. Por, edhe kur Albin Kurti i ofendoi qytetarët përmes arrogancës së pushtetit, edhe ai e mori një goditje nga elektorati.

Shkrimi i plotë nga Melihate Tërmkolli:

Humbi Albini! Nuk fitoi as LDK-ja, as PDK-ja.

Kur ia vunë kapakun të keqes, PDK, LDK e AAK, qytetarët e Kosovës në Zgjedhjet Nacionale, 2021, e votuan Albinin dhe i “rrëzuan” gjithë të tjerët.

Kur Albini i ofendoi e po i nëpërkëmbë rëndë qytetarët e Kosovës me arrogancën e fodullëkun e tij, shqiptarët e “rrëzuan përtokë” në këto zgjedhje lokale.

Populli po godet, “drejt e krejt”, majtas e djathtas, kushdo që i del para me punë të mbrapshta.

Vota është e qytetarit, ai të voton ai të “rrëzon”. Nuk pret më vite e dekada!

Po nuk ndërroi kurs politik Albin Kurti, në pranverën që vjen mund të kemi zgjedhje të reja nacionale.

Me krejt diçka të re!

#MT

(Kosova sot Online)