Heroi i Liverpulit, shoferi mbylli terroristin brenda në makinë, shpëtoi jetë

  • A.P /
  • 15 November 2021 - 16:09
Heroi i Liverpulit, shoferi mbylli terroristin brenda në makinë, shpëtoi jetë

Policia britanike njoftoi këtë të hënë se është duke e hetuar si incident terrorist shpërthimin e së dielës të një makine në Liverpool.

Një makinë taksi u përfshi nga flakët afër hyrjes së një spitali grash në Liverpool, duke lënë të vdekur pasagjerin dhe duke plagosur shoferin.

Vrasja për 20 euro borxh në Suharekë: Dëshmitari thotë se i ndjeri e shau …

Shoferi David Perry është shpallur hero nga kryebashkiakja e Liverpulit, Joanne Anderson, për arsye se arriti të mbyllte të dyshuarin brenda në makinë.

Autoritetet britanike bëjnë me dije se deri më tani katër burra janë arrestuar në lidhje me incidentin e së dielës. Pasagjeri në taksi supozohet se kishte krijuar një “pajisje të improvizuar shpërthyese”, që dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin, kanë thënë zyrtarët e anti-terrorit britanik.

Ata vijuan më tej se po hetojnë rastin në bashkëpunim  me policinë vendore dhe se janë duke analizuar çfarë mund të ketë ndodhur.

Për rastin ka reaguar edhe kryeministri Boris Johnson ndërsa tha se : “Perry u soll me një fuqi të jashtëzakonshme të mendjes dhe u tregua tejet guximtar.”

Spitali i Grave në Liverpool pranon rreth 50,000 pacientë në vit dhe është spitali më i madh në specialitetin e tij në Evropë. Nëse do të kishte pasur një akt terrorist brenda në spital, do të kishte pasoja tejet tragjike.

(Kosova Sot Online)