
Parkoi automjetin në trotuar, Policia gjobit qytetarin

Një person është dënuar nga Policia pasi kishte parkuar automjetin në trotuar dhe në vendkalim të këmbësorëve në një rrugë në Kaçanik.
Nëpërmjet aplikacionit “Lajmëro Policinë” një qytetar e kishte njoftuar policinë dhe 41 vjeçari ishte ftuar në stacion.
Ai e kishte pranuar kundërvajtjen e shkaktuar dhe është dënuar sipas ligjit të komunikacionit.
“Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme policore dhe ka arritur që të identifikojë personin, i cili kishte parkuar automjetin e udhëtarëve në trotuar dhe në vendkalim të këmbësorëve.” thuhej në një njoftim për media të Policisë.
Tutje bëhej e ditur se gjatë verifikimit, automjetit i kishte skaduar edhe regjistrimi.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.:”
Policia bëri të ditur se të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
(Kosova Sot Online)