Latifi jep deklaratë të fortë: Ardhja ime nga rehatia në jetën amerikane, sinjal i fuqishëm që të kthehen edhe të tjerët

  • G.G /
  • 16 November 2021 - 13:46
Latifi jep deklaratë të fortë: Ardhja ime nga rehatia në jetën amerikane, sinjal i fuqishëm që të kthehen edhe të tjerët

Ministri i ri i Shëndetësisë Rifat Latifi, që erdhi nga SHBA-ja, ka ripërsëritur disa herë që synon që ta kthejë ‘trurin shkencor’ të larguar nga Kosova duke nënkuptuar kthimin e mjekëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë në vend.

“[Kthimi i trurit mjekësor] tash për tash është koncept në mendjen time detajet e të cilave do t’i njihni derisa ne i përcaktojmë saktësisht. Fakti se unë kam ardhur këtu nga një rehati në jetën amerikane dhe një pune shumë të mirë është sinjal i fuqishëm që edhe të tjerët të na bashkangjiten në kthimin në Kosovë.

“Kur e kemi pasë kongresin e parë të kirurgëve të Kosovës kemi pasë më shumë se 10 kirurgë eminentë të botës që janë nga Kosova dhe që janë gati me u kthy dhe të kontribuojnë në edukim. Duhet të jemi të hapur dhe të krijojmë strategji se si t’i angazhojmë të gjithë ata që duan të vijnë”.

(Kosova Sot Online)