KPK obligon prokurorët që për çdo komunikim me pushtetet e tjera t'i paraqesin shënim zyrtar

  • E.K /
  • 16 November 2021 - 14:37
KPK obligon prokurorët që për çdo komunikim me pushtetet e tjera t'i paraqesin shënim zyrtar

Këshilli Prokurorial i Kosovës sot ka marrë vendim me të cilin obligon kryeprokurorët dhe prokurorët e Kosovës që për çdo komunikim me përfaqësuesit e pushteteve tjera të njoftohet KPK-ja.

Në këtë vendim hyn edhe komunikimi me përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Sipas këtij vendimi për komunikimin e tillë duhet të mbahet shënim zyrtar i cili duhet t’i dërgohet mbikëqyrësit, kryeprokurorit të shtetit dhe KPK-ë.

Sipas pikës tre të këtij vendimi mos dërgimi i shënimit zyrtar brenda afatit paraqet bazë për inicimin e procedurë disiplinore ndaj prokurorëve.

(Kosova Sot Online)