Krimi me listat e veteranëve dhe invalidëve të luftës, 3.400 euro ishte çmimi i mafies për t’a fituar statusin pa qenë kurrë në luftë!

Krimi me listat e veteranëve dhe invalidëve të luftës, 3.400 euro ishte çmimi i mafies për t’a fituar statusin pa qenë kurrë në luftë!
Krimi me listat e veteranëve dhe invalidëve të luftës, 3.400 euro ishte çmimi i mafies për t’a fituar statusin pa qenë kurrë në luftë!

Naim Miftari

  • 16 November 2021 - 13:12

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Hajnia e mbjellur në pushtet në kulturën institucionale nga viti 1999 e deri sot 2021 nuk mundet me u largu menjëherë, as shpejtë jo se jo, duhet kohë dhe punë serioze për me u pastruar shteti nga krimi i organizuar dhe nga ndikimi i politikanëve e komandantëve të korruptuar duhet pastruar me vite punë pa u ndalur pasi i tërë sistemi i shtetit është i kalbur i korruptuar dhe manipulohet edhe sot nga ish pushtetarët e pasur.

-Tashmë është më se e çart dhe e vërtetë se mbi 70% të të ashtuquajturve luftëtar-veteran, që sot marrin edhe një lloj pensioni, nuk kanë qenë në luftë kurrë, pra janë luftëtar të rrejshëm, luftëtar politik të partive politike dhe luftëtar të3.400 eurove që ju kanë dhënë mafies së KOMANDANTËVE për t’i bërë luftëtar pa qenë kurrë në luftë.

Rekomandimi i BE rreth listës së veteranëve nuk është i ri, pasi ishte edhe më parë një kërkesë e tillë por edhe riverifikimi i sërishëm i veteranëve merr kohë dhe normal që me një gjyqësi e prokurori e cila është edhe vetë pjesë e krimit të organizuar, nuk mundë të arrihet tani, pasi aty ata gjyqtar dhe prokuror janë vendos në stilin e Adem Grabovcit e Prontos.

Tash për tash nuk pres ndonjë ndryshim në këtë drejtim derisa nuk pastrohet vetë prokuroria e gjyqësia nga ndikimi i ,,komandantëve' politik. Pra vetëm pas ndonjë VETINGU gjithëpërfshirës mundë të ndodhë një hetim dhe pastrim serioz për mbi 70% të luftëtarëve dhe veteranëve të rrejshëm që janë sot në listat e pensioneve.

Duke mos llogarit as invalidët e rrejshëm, për shembull H. Th. nga Broja merr pension invalidor kinse i luftës edhe pse nuk ka qenë fare në luftë dhe ,,plagën" që e ka kinse të luftës e ka nga viti 1982 kur gjatë gjahut plagosi veten aksidentalisht kurse sot ajo plagë e shkaktuar nga çiftja e tij e gjahut rezulton se u plagos nga PRAGA 30 mmm Serbe,ose kemi dhjetëra raste kur e ka lënduar lopa, apo në mal ka vjedhur dru janë lënduar dhe pas luftës, ato plagëve quhen kinse ,,plagë të luftës, plagë kinse të frontit pa qenë kurrë në front që ju kanë shkaktuar kinse nga forcat serbe nga armët Serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".