Pushteti i Vuçiqit po urdhëron shkrimet e grafiteve të Ratko Mlladiqit në zyret e OJQ-ve në Beograd

  • E.K /
  • 17 November 2021 - 12:37
Pushteti i Vuçiqit po urdhëron shkrimet e grafiteve të Ratko Mlladiqit në zyret e OJQ-ve në Beograd

Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut në Serbi, kanë deklaruar se organizatat joqeveritare po sulmohen nga aparati shtetëror i Vuçiqit, pas grafiteve në zyret e tyre me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.

Organizata YIHR në Serbi, tha se këto sulme po bëhen ndaj atyre që flasin kundër krimenelëve të luftës.

“Grafitet sërisht në zyret tona. Një seri e sulmeve mbi të gjithë ata që guxojnë të flasin kundër kriminelëve të luftës dhe nxitësve të luftës e këmbësorisë së tyre në rrugët e Beogradit është duke ndodhur tash e një javë. Prej qeverisë, ulëseve të parlamentit, tek faqet e para të tabloideve, një atmosferë po krijohet që dërgon te mosndëshkimi i sulmeve mbi ata që mendojnë ndryshe. Ne të gjithë jemi në njëfar mënyre të sulmuar dhe të privuar nga e drejta – nga huliganët dhe patronët e tyre, nga policia dhe i tërë aparati shtetëror”, ka deklaruar kjo organizatë.

(Kosova Sot Online)