Deputetja e LDK-së: Është vështirësuar ekzistenca për shumë familje, çmimet janë të papërballueshme

  • E.K /
  • 18 November 2021 - 11:10
Deputetja e LDK-së: Është vështirësuar ekzistenca për shumë familje, çmimet janë të papërballueshme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka adresuar një sërë kritikash ndaj Qeverisë.

Ajo ka përmendur me theks rritjen e çmimeve të produkteve në Kosovë, duke rikujtuar se kryeministri Albin Kurti kishte premtuar rritje të pagës minimale.

“Nuk e di a jeni në dijeni ju si qeveri për rritjen e çmimeve. Është vështirësuar ekzistenca për shumë familje, sepse çmimet janë bërë të papërballueshme, marrë parasysh edhe të ardhurat që ata i kanë qoftë nga puna që e bëjnë në sektorin privat, ku paga minimale është 170 euro”, tha Krasniqi.

Paraprakisht, ajo tha se Qeveria ishte angazhuar në zgjedhjet lokale, duke i mbyllur dyert e Kuvendit.

“I mbyllët edhe dyert e Kuvendit të Kosovës sepse ishit të zënë duke u përpjekur të mbjellnit shpresë të rreme te qytetarët, por më pas korrët zhgënjim”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)