Edhe 54 afganë largohen nga Kosova

  • E.K /
  • 18 November 2021 - 11:49
Edhe 54 afganë largohen nga Kosova

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se 54 shtetas afganë që ishin duke u strehuar në Kosovë, janë larguar sot për në SHBA.

Sipas njoftimit kjo është bërë në bashkëpunim me Ambasadën e Amerikës në Kosovë.

“Sot ju uruam lamtumirë 54 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në SHBA. Patëm kënaqësi që t’i mirëpritnim këtu dhe t’ju tregonim mikpritjen e vendit tonë. Po punojmë pandërprerë me partneren tonë, @USEmbPristina që mysafirët nga kampi Liya të mund të largohen nga Kosova dhe t’ia fillojnë jetës së re. Ju urojmë gjithë të mirat dhe shpresojmë të dëgjohemi sërish me ta”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)