
Aksident trafiku në rrugën Suharekë-Shtime, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksdienti trafiku sot në rrugën Suharekë-Shtime.
Siç konfirmon policia personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në aksident është përfshirë një kamion dhe një automjet pickup.
Policia është duke u marrë me rastin.
Akoma nuk dihen shkaqet e aksdientit.
(Kosova Sot Online)