
Arsyetimi i Shefit të Stafit të Konjufcës pasi në Kuvend u shërbyen pije “Made in Serbia”

Pas kërkesës së deputetit të AAK’së, Bekë Berishës, drejtuar kryeparlamentarit Glauk Konjufca, që në Kuvendin e Kosovës të mos shërbehen më pije “Made in Serbia”, kanë reaguar nga kabineti i kryeparlamentarit.
Shefi i Stafit, Ilir Kërçeli, ka thënë se kabineti i kryetarit ka kërkuar që këto produkte të mos shërbeheheshin më, edhe para se një gjë të tillë ta kërkonte deputeti Berisha, derisa ka publikuar edhe një e-mail ku thuhet se “nga data 22 shtator nuk duhet të servohen, në Kuvend, pije dhe prodhime me vendin e prodhimit “Made in Serbija”.
“Kuvendi i Kosovës si pasojë e shërbimeve jo profesionale, ka njoftuar operatorin se i shkëputet kontrata. Të gjitha këto veprime janë bërë shumë kohë para përformancës së sotshme të deputetit Bekë Berisha.Kjo është e vërteta rreth produkteve serbe në Kuvendin e Kosovës. ”, ka shkruar tutje Kërçeli.
(Kosova Sot Online)