I dënuari në rastin “Kumanova”: Një zot e di kur do të dal nga burgu, Prishtina e Tirana për keqardhje

  • A.P /
  • 19 November 2021 - 20:10
I dënuari në rastin “Kumanova”: Një zot e di kur do të dal nga burgu, Prishtina e Tirana për keqardhje

I dënuari në rastin “Kumanova”, Enver Hoxha-Klein, ka thënë se Prishtina dhe Tirana janë për keqardhje kur vije puna tek mbështetja për të burgosurit e rastit “Kumanova”.

Në pyetjen se kur pritet të dalë nga burgu, Hoxha Klein tha se vetëm një zot e di pasi është dënuar me 40 vjet burgim.

Por, deri tash, sipas tij, Tirana dhe Prishtina lënë shumë për të dëshiruar.

Në pyetjen se a kanë bërë ndonjë gjë Kosova dhe Shqipëria për t’ju ndihmuar të burgosurve në cfarëdo forme, Hoxha Klein u përgjigj me pesimizëm.

“Asgjë, asgjë, (janë) për keqardhje”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)