Vetëm dora e fortë e diplomacisë amerikane e detyron Serbinë t’i kthehet dialogut serioz për marrëveshjen finale me njohje të shtetit të Kosovës!

Vetëm dora e fortë e diplomacisë amerikane e detyron Serbinë t’i kthehet dialogut serioz për marrëveshjen finale me njohje të shtetit të Kosovës!

Hajrullah Tërnava

  • 20 November 2021 - 09:16

Shkruan: Analisti-  Hajrullah Tërnava

Ndërmjetësimi nga ana e BE mes Serbisë dhe Kosovës që po zhvillohet në këto bisedime, është tepër i butë dhe pa një forcë vendimtare të arsyeshme që ishte dashur të jetë nxitëse në vendimmarrjen definitive të pajtimit mes dy shteteve në fjalë, dhe me këto ndërmjetësime po argumentohet se vetëm të fortit e kanë ndikimin e ndërmjetësimit të suksesshëm që siguron zgjidhje, prandaj në këtë proces duhet të marrin rolin kryesor SHBA-të, të cilat e kanë stilin dhe forcën si fuçi botërore që është formula diplomatike e zgjidhjes së konflikteve.

-Roli amerikan në dialog me Serbinë duhet të dëshmohet edhe tani , siç ishte në të kaluarën, sepse aty ku ka ndërmjetësuar SHBA edhe ka pasur suksese, e si shembull e kemi rastin e ndërmjetësimit mes Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovines me marrëveshjen e Dejtonit ku u ndal lufta dhe ndodhi pajtimi i dy shteteve. Që nga ajo kohe e deri me tani nuk ka pasur eksese luftarake mes atyre dy shteteve, prandaj tani është koha dhe momenti që edhe në këtë rastin tonë të mbetet roli prijës amerikan në finale të dialogut me Serbinë, zgjidhja e vetme që do ti bindë palët në bisedime që ta zhbllokojnë procesin, të arrijnë marrëveshje për njohje dhe bashkëpunim, duke tejkaluar mosmarrëveshjet, kushtëzimet dhe sidomos shantazhet bllokuese që po vijnë nga pala serbe me Asociacionin kundër kushtetues, e cila që nga fillimi ka pasur sjellje improvizuese pa e zbatuar asnjë marrëveshje të vetme në plotëni dhe ashtu sikur që palët janë akorduar me rastin e nënshkrimit të tyre në Bruksel.

Gjithsesi se është deklarimi i të ngarkuarit me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe për të ecur përpara në këtë proces, paralajmërimi serioz sipas të cilit palët duhet të përafrohen në mënyrë që marrëveshja të mos imponohet nga jashtë. Nicholas Giacobbe ka shprehur mbështetjen e tij për emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se ka ardhur koha që të bëhet përparim i vërtetë në dialog prandaj këtë mesazh tash duhet marr seriozisht për të zhbllokuar procesin.

“Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak ka të drejtë, është koha për përparim të vërtetë në dialogun Kosovë – Serbi. Kryejeni!”, ka deklaruar Nicholas Giacobbe. Reagimi amerikan vjen vetëm një ditë pas takimeve të zhvilluara në Bruksel nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, në sesione të ndara, me ndërmjetësuesin e BE-së Miroslav Lajçak, takime këto që nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.

Prandaj duke i pasur parasysh këto angazhime te përfaqësuesve te BE-se si jo te suksesshme, ehte e nevojshme qe Amerika ta merr situatën nen kontrolle dhe së bashku me përfaqësuesin e BE ti japin fund këtij konflikti te stërzgjatur, e ta kenë parasysh faktet qe ndërmjetësuesve ju shkon ne favor, sikur qe dihet qe Serbia e ka pranuar kapitullimin e saje dhe luten e humbur me Kosovën ne vitin 1999 me marrëveshjen e Kumanovës, dhe me konfirmimin e vendimit te shpalljes se pavarësisë te Kosovës nga ana e GJND-se, si gjyq ndërkombëtar qe është, dhe me këto fakte tani duhet te përmbyllet edhe çështja e njohjeve reciproke mes këtyre dy shteteve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".